Protesta për Teatrin, Arbër Zaimi: Drejtori i VV-së në Shqipëri u burgos politikisht
Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku një grup artistësh, opozita dhe qytetarët zbritën sot në shesh për të protestuar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka qenë mbështetëse e Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit, ndërsa shtoi se kreu i kësaj qendre në vendin tonë Boiken Abazi është burgosur me urdhër politik.
“Qendra e VV-së në Shqipëri, prej disa muajsh dhe prej një viti është mbështetëse e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Kemi pasur bashkëpunim me të, nuk kemi pretenduar të jemi ne flamurtarët, pasi për këtë jemi të gjithë bashkë. Këto ditë aktivistët tanë ka qenë në protesta dhe aktualisht drejtori i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi është i burgosur politik”, tha ai.
Ai u shpreh në “Ilva Now” se, zhvillimet dhe veprimet politike në Shqipëri janë tepër dëshpëruese. Sipas tij, protesta e qytetarëve duhet të vijojnë në mbrojtje të kauzave për interesin publik.
“Kjo situatë është dëshpëruese në dy nivele: Niveli i parë është niveli i shkatërrimit të teatrit dhe degradimi i demokracisë, që po shpërfaqet nga ky akt në mes të natës. Protesta pati dhe besoj se protesta do të ketë. Shteti nuk i përket qeverisë, por nënshtetasve. Teatri nuk i përket ndonjë shteti apo artisti, por komunitetit të gjerë. Kjo çështje nuk mund të politizohet”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë