Rusia dhe Kina forcojnë bashkëpunimin për çështjet globale

31 Mars 2022 | 09:42

Moska dhe Pekini kanë prezantuar një vizion të një rendi të ri botëror, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov udhëtoi personalisht në Kinë.

Në pamje të parë zyrtari i lartë rus udhëtoi për të marrë pjesë në një forum mbi të ardhmen e Afganistanit, por me homologun kinez, dyshja e diplomatëve tregoi kujdes të shfaqte edhe forcimin e raporteve mes dy shteteve.

“Ne po jetojmë një fazë shumë serioze në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Jam i bindur se në fund të kësaj faze situata ndërkombëtare do të jetë shumë më e qartë dhe se ne së bashku me ju dhe me miqtë tanë do të shkojmë drejt një rend botëror multipolar, i drejtë, demokratik”, u shpreh ministri i Jaashtëm, Sergei Lavrov.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme konfirmoi më vonë se të dy palët kishin rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin dhe të flasin për çështjet globale me një zë të bashkuar.

“Bashkëpunimi Kinë-Rusi nuk ka kufij. Përpjekja jonë për paqen nuk ka kufij, ruajtja jonë e sigurisë nuk ka kufij, kundërshtimi ynë ndaj hegjemonisë nuk ka kufi”, deklaroi Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Kineze.

Megjithatë, analistët vërejnë se Pekini po përpiqet të mbajë një pozicion  të vështirë balancimi me Moskën.

Ai as nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës dhe as nuk e ka mbështetur atë – sovraniteti territorial është një pikë pengese. Por, i ka cilësuar kundërproduktive sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026