3 destinacione të reja nga WIZZ AIR, çmime të ulëta duke nisur nga korriku
Wizz Air shton 3 destinacione të reja drejt Europës, po ashtu dhe avionët në bazën e Tiranës.
“Fillojmë të veprojmë me 3 destinacione të reja, Varshavë të Polonisë, Lion të Francës dhe Nuremberg të Gjermanisë. Të gjitha 2 herë në javë duke nisur nga korriku dhe shtatori. Përfundimisht kemi në plan të investojmë më shumë këtu. Është treg në rritje, edhe gjatë pandemisë”, u shpreh Evelin Horváth, ushtruese e detyrës së oficerit të rrjetit në Wizz Air Group.
Deri në 2025 kompania ‘low cost’ synon të ketë në Tiranë 19 avionë. Ndaj kërkon të rekrutojë një staf prej rreth 700 personash kryesisht pilotë, stjuardesave dhe teknikëve të avionëve.
I gjithë sektori i aviacionit ka nevojë për njerëz sipas Drejtorit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj.
“1300-1500 forca pune që kërkohen në 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.
Rreth 200 mln euro do të investohen për infrastrukturën aeroportuale në vitet e ardhme, 1 pjesë për zgjerimin e aeroportit të Tiranës dhe 1 pjesë për aeroportin e Vlorës. Në këtë të fundit do të bëhet dhe mirëmbajtja e avionëve.
Punime po kryhen dhe në aeroportin e Rinasit, ku përveç zgjerimit të terminalit të pasagjerëve dhe pistës, do të shtohen dhe kontrollet online, skanerët, kapaciteti i bagazheve dhe portat dalëse.
“Për 3-4 vitet e ardhme , parashikojmë të akomodojmë deri në 6.2 ml pasagjerë”, tha z. Ethemeaj.
Me rregullimet e pistës, parashikohet dhe shtimi i linjave të drejtpërdrejta ndërkontinentale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta