Shqipëria do e blejë shtrenjtë energjinë, BERZH: 3.3% rritje ekonomike

1 Prill 2022 | 11:51

Pasojat e luftës Rusi-Ukrainë do të ndihen gjatë, në vendin tonë. BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.3%, nga 3.7% që e parashikonte në nëntor.

Parashikimi vlen edhe për vendet e fqinje, të cilat do të ndikohen nga çmimet më të larta të naftës dhe të gazit.

Në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike projektohet 3.2 përqind këtë vit.

Në këtë rajon, Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut janë më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, pasi janë të varura nga importet.

Në zonat e luftës, BERSH parashikon tkurrje me 10% të ekonomisë ruse dhe 20% për Ukrainën, ndërkohë që shkruan se viti 2023, pritet të rikthejë zhvillimin ekonomik në nivel global.

BERZH sqaron se ekonomitë e vendeve të rajonit u zgjeruan me 6,6% në 2021, pas një rënie me 2,6% që patën në 2020, si pasojë e Covid-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026