Atentat me 6 të vdekur në Kaliforni

3 Prill 2022 | 22:13

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qytetin Sacramento në Kaliforni të SHBA-së.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pak pas orës 02:00 me orën lokale, në një zone tregtare të mbushur me restorante dhe bare.

Disa dëshmitarë deklaruan se bëhej fjalë një burrë në një makinë i cili hapi zjarr ndaj turmës pranë restorantit “El Santo” para se të largohej.

Video të postuara në mediat sociale tregojnë panikun e turmës që po largohet duke kërkuar shpëtim, teksa dëgjohet një varg të shtënash me armë zjarri.

Policia nuk dha detaje të menjëhershme se kush mund të ketë qenë pas kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026