Gjermania merr kontrollin e ‘Gazprom Germania’, BE e përçarë për gazin rus

5 Prill 2022 | 09:34

Filiali gjerman i Gazpromit të Rusisë, ‘Gazprom Germania GmbH’, është vënë nën kontrollin e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se rregullatori federal i energjisë gjermane do të bëhej administrues i përkohshëm i besuar i ‘Gazprom Germania’ me kompetenca të plota të një aksioneri.

“Ajo operon në infrastrukturën kritike brenda vetë Gjermanisë dhe përmes filialeve të saj. Kjo do të thotë se është aktive në tregtimin, transportin, ruajtjen e gazit dhe është e një rëndësie të madhe për furnizimin me gaz në Gjermani”, tha Robert Habeck, ministër Federal për Ekonominë dhe Mbrojtjen e Klimës.

Të premten e kaluar, kompania mëmë me bazë në Rusi njoftoi çuditërisht tërheqjen e saj dhe shitjen e ‘Gazprom Germania’. Blerësi më pas urdhëroi likuidimin e ‘Gazprom Germania’.

“Do të doja të theksoja në emër të qeverisë gjermane se ajo po bën gjithçka që është e nevojshme për të garantuar furnizimin me gaz në Gjermani. Kjo përfshin gjithashtu sigurimin që ne të mos ekspozojmë infrastrukturat energjetike ndaj vendimeve arbitrare të Kremlinit”, u shpreh Habeck.

Importet e energjisë do të vazhdojnë, por Gjermania po përballet me një presion në rritje jo vetëm për të ulur sa më shpejt importet e saj të energjisë, por për t’i dhënë fund plotësisht dhe për të vendosur një embargo. Sipas ministrit të Financave, Christian Lindner, nuk është ende e mundur që BE të reduktojë importet e gazit rus si një sanksion kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska, pasi kjo jo vetëm që do të dëmtonte masivisht Rusinë, por edhe BE-në.

Evropa nuk është e bashkuar për këtë çështje, me Hungarinë dhe Serbinë që planifikojnë të importojnë më shumë energji nga Rusia, dhe Sllovakia dhe Moldavia i nënshtrohen kërkesës së Rusisë dhe do të paguajnë për importet e tyre edhe në rubla.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026