“Një tjetër provokim”, Rusia i quan inskenim pamjet në Bucha

5 Prill 2022 | 09:32

Moska po përballet me një valë të re akuzash për krime lufte. Imazhet nga qyteza Bucha ku shfaqeshin në rrugë civilë të vrarë kanë tronditur të gjithë botën.

Pamjet tronditëse ndikuan që të shtohen thirrjet që të ndërmerren më shumë sanksione ndaj Kremlinit. Krahas ndalimit të importit të naftës presidenti amerikan Joe Biden kërkon që Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte.

Duke folur nga Polonia, pas një takimi me homologen britanike, Ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëroi se ajo çka ndodhi në Bucha nuk është e fundit.

“Tmerret që patë në Bucha janë vetëm maja e ajsbergut të të gjitha krimeve që ushtria ruse ka kryer në territorin e Ukrainës dhe mund t’ju them pa ekzagjerim dhe me dhembje të madhe se situata në Mariupol është shumë më rëndë”, u shpreh Dmytro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i hodhi  poshtë pretendimet e Kievit duke i cilësuar një “provokim anti-rus”.

Duke refuzuar një seancë të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të prezantuar atë çka Kremlini i quan prova të rreme, ambasadori i Moskës në OKB zhvilloi një konferencë për mediat.

“Që në fillim ka qenë e qartë se ky nuk ka qenë gjë tjetër veçse një provokim tjetër i inskenuar që synon diskreditimin dhe dehumanizimin e ushtrisë ruse dhe rrafshimin e presionit politik ndaj Rusisë”, u shpreh Vassily Nebenzia, ambasador i Rusisë në OKB.

Rusia ka tërhequr shumë nga forcat e saj nga zona e kryeqytetit. trupat dhe mercenarët po drejtohen në lindje të Ukrainës në një përpjekje të shtuar për të fituar kontrollin e Donbasit, rajoni industrial kryesisht rusisht-folës që përfshin Mariupolin e marrë peng.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bëhet vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit të ri britanik Andy Burnham, kur ata të takohen në Mbretërinë e...
14:28 | 27/07/2026

Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme

Irani tha të hënën se aktualisht nuk është i angazhuar në negociata me SHBA-në dhe se çdo bisedë e ardhshme do të varet nga ndryshimi...
14:12 | 27/07/2026

Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë

Belgjika regjistroi shkallën më të lartë të vdekshmërisë së tepërt në Evropë gjatë valës së të nxehtit në fund të qershorit, raportoi të hënën e...
14:06 | 27/07/2026