Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg ish-ministri në RMV

5 Prill 2022 | 14:28

Dënohet me 3 vite e 6 muaj burg ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut Mile Janakievski për rastin “Toplik”.

Pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Tender Publik, u dënuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare me 2 deri në 3 vite burg.

Janakievski akuzohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit nëpërmjet një tenderi për shitje të parcelës shtetërore për ndërtim e një kompleksi privat, me një vlerë mbi 1 milion euro.

Janakievski urdhëroi shpalljen e tenderit publik pavarësisht se të punësuarit në ministri e kishin paralajmëruar se nuk ishin plotësuar kushtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026