Nuk pritet valë e re e Covid-19, thotë mjeku Koraqi
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi shprehet se nuk pritet një valë e Covid-19.
“Nuk pritet që të ketë një valë të re shpërthimesh nga variantet e reja BA1 dhe BA2 të Omicron, edhe për vetë faktin se janë shumë të ngjashme. Nuk është ndonjë variant i ri. Ata që kanë kaluar variantin BA1, kanë një mbrojtje ndaj BA2. Ndaj, specialistët mendojnë se nuk do të ketë një vale të re”, u shpreh Koraqi.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, ai deklaroi se variantet e reja përhapen më shpejt, por nuk janë agresive.
”Në dallim nga Delta, Omicron ka simptoma më të lehta. Varianti BA2 është deri në 30% më i transmetueshëm se BA1 dhe pritet që të bëhet më dominant, por nuk është më agresiv”, tha Koraqi.
Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se në vendin tonë janë konfirmuar dy variantet e reja të koronavirusit, BA1 dhe BA2.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta