Arbjan Mazniku: Ndërtimi i teatrit të ri ka qenë premtim në fushatë
Zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku duke folur në ‘Ilva Now’, ka deklaruar se ndërtimi i një teatri të ri në vendin ku ndodhej godina e vjetër ka qenë pjesë e fushatës elektorale të vitit 2019. Sipas z. Mazniku shembja e godinës erdhi pasi u ezaurua konsultimi me artistë, inxhinierë dhe arkitektë dhe kjo tha ai ishte arsye që çoi në dështimin e marrëveshje për ndërtimin nga një firmë private.
“Kryetari i Bashkisë objektivin për të ndërtuar teatër të ri në vendin ku ndodhej teatri e ka pasur një prej objektivave të fushatës së vitit 2019. Ka qenë angazhim i qartë. Kemi marrë bekimin e qytetarëve të Tiranës për këtë projekt. Kemi thënë që do të kemi një teatër të ri në mandatin e ardhshëm”, deklaroi ai.
“Kemi të paktën 20 takime publike të mëdha, me artistë, inxhinierë arkitektë. Ka pasur shumë reflektime në projekt dhe pikërisht nga kërkesat e artistëve marrëveshja nuk funksionoi. Kërkuan dy salla me kapacitet të madh dhe skenë me mekanizëm rrotullues që kushton 4 milionë euro. Ndërsa kishte një minorancë artistësh të motivuar politikisht, që u treguan dhe sot ku njërin e këshillonte Mediu dhe tjetrin Basha se çfarë do të thonin në skenë”, shtoi zv. kryetari i bashkisë.
Debati nënvizoi më tej z. Mazniku për shembjen e godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar ka ekzistuar që në vitin 1955, ku ka dokumente se që në atë kohë objekti kishte probleme me ngrohjen, energjinë dhe ishte e rrezikuar. Duke folur për vendimin e Këshillit Bashkiak që i hapi rrugën shembjes së godinës, ai bëri të ditur se e kanë votuar pro të gjithë anëtarët që morën pjesë në votim, ndërsa vetëm 3-4 anëtarë nuk kanë marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes.
“Nuk ka pasur asnjë kundër, ata që ishin në mbledhje votuan pro. Munguan 3-4 anëtarë. Nuk besoj se anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës kanë nevojë që të mbrohen nga dikush nga ne apo nga dikush tjetër. Janë qytetarë shumë të respektuar. Kemi listën më të mirë që këshilli bashkiak ka pasur ndonjëherë në të këtyre 20-30 viteve të fundit”, deklaroi zv. kryebashkiaku.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte