Mazniku: Të hapur për ta diskutuar projektin, por jo rindërtimin e Teatrit Kombëtar
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku shpjegoi për Ilva Now se përse u vendos me prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Dokumente të viteve 1954 dhe 1957 flasin për të njëjtat probleme që kishte teatri edhe deri para pak ditësh me ngrohjen, energjinë, rrezikun nga zjarri dhe rrezikun struktural,” – tha Mazniku duke shtuar se debati për teatrin ka nisur rreth 66 vite më parë dhe ka rivazhduar pas viteve ’90-2000.
“Me këto debate ishte shterruar çdo mundësi që palët të afroheshin,” – u shpreh nënkryetari i Bashkisë Tiranë.
Drejtuesja e organizatës jofitimprurëse Europa Nostra, tha më herët për Ilva Now se nuk është kurrë vonë për t’iu rikthyer dialogut për kompromis me qytetarët dhe artistët, të cilët kërkojnë rindërimin e teatrit ashtu siç ishte.
Mazniku këmbënguli se kjo nuk mund të bëhet.
“Do të kemi teatër në të njëjtin truall, shumë më të mirë se ai që ishte, me më shumë hapësira se ai që ishte dhe ka shumë vend për diskutim që projektin ta sjellim në standarde më të mira për artistët, por ne nuk mund të bëjmë një ndërtesë të re të vjetër, apo falso-historiko,” – u tregua kategorik Mazniku teksa ironizoi se “kjo është e bukura e demokracisë që kushdo që është kundër mund të organizojë protesta, peticione apo nisma të tjera ligjore, por në fund duhet të ketë një vendim”.
Nënkryetari i Bashkisë kërkoi që projekti të mos pengohet më. Ai tha se vendi nuk duhet të përfundojë në një situatë hegjemonie të pakicës.
“Siç nuk duhet të kemi një hegjemoni të shumicës, nuk duhet të kemi as një pakicë të vogël që pengon zhvillimin e vendit,” – këmbënguli Mazniku.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Teatri Kombëtar? Opozita gjeti shesh për të bërë përshesh
Rama: Pse nuk i ktheva përgjigje letrës së “Europa Nostra-s”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte
- 07:29 Meksika mposht Ekuadorin, i jep fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt