Rama-ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale: Këtu bëhet ajo që do populli

7 Prill 2022 | 14:10

Qeveria shqiptare do të formalizojë paratë që sjellin emigrantët. Vendimi është marrë pasi 66 % e qytetarëve kanë votuar pro në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

“Është e patolerueshme që edhe për të sjellë 30 mijë paund nga Britania e Madhe duhet të kalojnë në një kalvar të paimagjinueshëm edhe këtu, me bllokime, verifikime, certifikime, hetime, është e patolerueshme”, tha Rama.

Përgjigjet e qytetarëve i shërbyen Ramës për të shenjëstruar ndërkombëtarët që dy vite më parë i kritikuan projektligjin e depozituar në kuvend.

“Tani këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë dhe partnerët tanë, që këtu duhet të bëhet ajo që thotë populli shqiptar”, deklaroi Rama.

Në shkurt të 2020, kryeministri shpalli për herë të parë projektin e amnistisë fiskale. Por, për shkak të kritikave nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë dhe fondin monetar ndërkombëtar, projektligj u tërhoq nga qeveria dhe u la në hije.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026