Kur fati të ndjek; me 100 euro siguron një pikturë të Picasso me vlerë 1 milion euro

21 Maj 2020 | 07:56

Fati vjen atëherë kur nuk e pret.

Një qytetare italiane, me vetëm 100 euro ka arritur të fitojë një pikturë të artistit spanjoll, Pablo Picasso vlera e së cilës kap shifrën 1 milion euro.

Rreth 51.000 bileta që kushtonin 100 euro u shitën në ankand e duket se fatlumja ishte një italiane e cila e kishte marrë biletën si një dhuratë.

Rreth 29% e biletave u shitën në Francë, e ndjekur nga SHBA dhe Zvicra.

Piktura që ajo fitoi është realizuar në kanavacë nga artisti në vitin 1921, njohur ndryshe ‘Nature morte’.

Është një vepër arti relativisht e vogël (23 cm me 46 cm), por vlera e saj është shumë e madhe.

Nga ankandi i zhvilluar u mblodhën 5.1 milionë euro, 900.000 prej të cilave do të shkojnë për koleksionuesin miliarderë të Monakos David Nahmad i cili siguroi veprën, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë per projekte për te sigurur ujë të pastër në shkolla dhe fshatra në Madagaskar, Marok dhe Kamerun.

Pas një pause 6-vjeçare nga dy ankandet e para për veprat e Pikasos, organizatorët shpresojnë të zhvillojnë evente te tilla çdo vit.

Çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një vepër arti e Picasso u regjistrua në maj 2015, kur shtëpia e ankandit ‘Christie’s’ shiti veprën “Les Femmes d’Alger” për 179.4 milionë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026