Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

18 Korrik 2026 | 12:31

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri të 10 emigrantëve të cilët më pas do t’i transportonte në Itali.

Rasti u zbulua pas ndërhyrjes së policisë kufitare ku emigrantët rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin pranë ishullit të Sazanit me një gomone. I arrestuari mësohet se gomonen e kishte marrë në Seman. Mësohet se ky lokacion i ishte dërguar nga një shqiptar, i cili është ende i paidentifikuar.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 10 emigrantët për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“DVKM Vlorë. Policia Kufitare e Vlorës zbardh ngjarjen e ndodhur dje pranë ishullit të Sazanit, ku rrezikuan të mbyteshin 11 emigrantë nga vendet e treta, të cilët lundronin me një gomone.

Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i tentativës për t’i transportuar drejt Italisë. 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 shtetasve të huaj, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë.

Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shtetas shqiptar, i cili është ende i paidentifikuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme pranë ishullit të Sazanit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin M. E., 43 vjeç, nga Afganistani, i cili ndodhej në gomone.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, 10 shtetasit e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti, që u gjetën në bordin e gomones.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi M. E., në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar nga Greqia futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të këtyre shtetasve, nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Më pas, në Seman të Fierit, ai kishte marrë gomonen e lënë në dispozicion nga shtetasi shqiptar dhe do të transportonte drejt Italisë 10 emigrantët nga vendet e treta.

Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e shtetasit shqiptar të përfshirë, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë tentativë për kontrabandimin e emigrantëve nga vendet e treta drejt Italisë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Procesi i ristrukturimit të PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026