Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica virgifera’, një dëmtues që është konstatuar në disa parcela të mbjella me miser në Maliq.
Për të kufizuar përhapjen e tij dhe për të mbrojtur prodhimin bujqësor, po kryhen spërkatje me dron në zonat e prekura.
Kjo spërkatje ndikon në parandalimin e infeksionit për vitin e arshshëm bujqësor duke eleminuar dimërimin e vezëve të këtij dëmtuesi në këto parcela.
Në terren po punojnë specialistë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me specialistët e Bashkisë Maliq.
Përdorimi i dronëve mundëson një ndërhyrje më të shpejtë dhe efikase, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha në kohë të shkurtër dhe duke minimizuar ndikimin në kulturat bujqësore.
Ndërhyrja është pjesë e masave të koordinuara për mbrojtjen e prodhimit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve të zonës, ndërsa monitorimi i situatës do të vijojë edhe në ditët në vijim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dëmtuesit.
Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare