Qytetarët hezitojnë të blejnë vezë për shkak të rritjes së çmimit

8 Prill 2022 | 13:16

Gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë vatër të re të gripit të shpendëve në qytetin e Vlorës. Por, gazetarja Ebrieta Maçaj raporton se ka rënë ndjeshëm konsumi i mishit të pulës dhe vezës.

Qytetarët hezitojnë të kryejnë blerje për shkak të frikës nga gripi i shpendëve dhe rritjes së çmimit.

Ndërsa në qytetin e Korçës aktualisht janë 3 vatra të konfirmuara.

Vatra e parë është në zonën e Prespës ku u gjetën tre pelikanë të ngordhur. Ndërsa vatra e dytë është në shtëpinë e një  banori në fshatin Plas, i çili nuk merrej me tregti por i kishte pulat për konsumim vetjak.

Rasti i tretë është në fshatin Vishoçiç, i cili është një rast më i izoluar.

Gazetari Xhensil Shkëmbi raporton se edhe në qytetin e Korçës ka rënë konsumi i vezëve për shkak të rritjes së çmimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026