Sulmi në stacionin hekurudhor, një krim lufte, thotë Zelenski

9 Prill 2022 | 11:33

“Ky është një tjetër krim lufte i Rusisë, për të cilin të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi”.

Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski për sulmin që ndodhi në stacionin e trenit në Kramatorsk.

“Ne presim një përgjigje të fortë globale ndaj këtij krimi lufte”, u shpreh presidenti.

Zelenski konfirmoi raportet e mëparshme nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, se të paktën 50 njerëz u vranë në stacionin hekurudhor, përfshirë pesë fëmijë.

“Ashtu si masakrat në Bucha, si dhe shumë krime të tjera ruse të luftës, sulmi me raketa në Kramatorsk duhet të jetë një nga akuzat në gjykatë, gjë që do të ndodhë”, u shpreh ai.

“Përgjegjësia është e pashmangshme”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026