Basha: Aqif Rakipi përgjegjës për masakrën zgjedhore

11 Prill 2022 | 18:43

Lulzim Basha përshëndeti vendimin e DASH për shpalljen non grata të Aqif Rakipit.

Ai tha se ish-deputeti ishte përgjegjës për masakrën zgjedhore dhe një nga mekanizmat kryesorë që bleu vota për Ramën.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Basha deklaroi se diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me 2 mandatet që mblodhi Aqif Rakipi.

“Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve,” – u shpreh ish-kreu i PD-së.

Edhe më herët, pas zgjedhjeve, Lulzim Basha e ka akuzuar disa herë Rakipin për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026