Rama për Euronews Albania: S’jam optimist për heqjen e vetos nga Bullgaria
Kryeministri Edi Rama nuk është optimist në lidhje me heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, çka do të ndihmonte edhe Shqipërinë për hapjen e negociatave.
Për “Euronews Albania”, Rama tha se Shqipëria do të ndryshojë qëndrimin e saj, nëse Bullgaria bllokon sërish procesin.
Rama u shpreh se këtë fakt ja bërë të ditur edhe kancelarit gjerman Olaf Sholc në takimin që patën ditën e djeshme, teksa e informoi edhe për opinionin e dhënë nga qytetarët shqiptarë në Këshillimin Kombëtar.
“Unë thjesht i kam bërë me dije kancelarit që ne kemi një qasje që deri në Këshillin Europian të qershorit do të jetë e pandryshuar, në rast se përsëri ne do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë, bazuar edhe në mbështetjen e gjerë që opsioni i ndarjes nga Maqedonia ka marrë nga opinioni publik pasi tregova dhe për Këshillimin Kombëtar, ne do të ndryshojmë qasje dhe do të flasim me gjuhë tjetër lidhur me Shqipërinë dhe nevojën e Shqipërisë për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta