Ecuria e reformës zgjedhore, Basha diskuton me ekspertët e Partisë Demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e sotme ekspertët demokratë të reformës zgjedhore.
Në takim me kreun e selisë blu ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Takimi i Bashës me ekspertët ka përfunduar pak minuta më parë, ndërsa mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc të komisionit për punën e deritanishme.
Partia Demokratike ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin e vendit se nuk kanë vullnet për të çuar përpara reformën zgjedhore.
Sipas saj, kjo faktohet në mungesën e përgjigjes për propozimet e bëra nga opozita e bashkuar në tryezën e reformës.
Përfundimi i reformës zgjedhore është një ndër kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Miratimi i kësaj reforme sipas Partisë Demokratike do t’i hapte rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta