Nuk deklaroi aksionet në Twitter, paditet Elon Musk
Disa aksionerë të Twitter ngritën padi ndaj miliarderit Elon Musk në Gjykatën Federale të Nju Jorkut, pasi pretendojnë se ai fshehu aksionet reale që ka në platformën sociale.
Në padi thuhet se Musk shkeli afatin për të deklaruar se kishte grumbulluar aksione deri në 5 për qind, raporton Euronews.
Kjo strategji, pretendon padia, dëmtoi investitorët më pak të pasur që shitën aksione në kompani, dy javë përpara se Musk të pranonte se kishte grumbullar aksione me vlera më të larta.
Aksionerët thanë se Musk bëri deklarata të rreme duke mos zbuluar se kishte investuar në Twitter deri më 24 mars, siç e parashikon ligij federal.
Kjo bëri që Musk të blinte më shumë aksione në Twitter me çmime më të ulëta, ndërsa i mashtronte ata duke i shitur me çmime më të larta.
Pronari i Teslas dhe SpaceX-it nuk vendosi që të jetë pjesë e bordit të kompanisë, edhe pse u bë aksioneri kryesor me 9.2%.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West