Kosova miraton pagën minimale 250 euro
13 Prill 2022 |
11:26
Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro, duke miratuar Projektligjin për procedurat e caktimit të pagës minimale.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti bëri me dije se nga ky vendim do të përfitojnë 100 mijë punëtorë.
Për këtë shumë, Kurti tha se do të ndryshojë edhe shkalla tatimore në të ardhurat personale, raporton Kosova Press.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se në varësi të rritjes ekonomike, do të ndryshohet edhe paga minimale.
Inflacioni në Kosovë arriti në 10 përqind në muajin mars të vitit 2022.
Sipas raportit të ASK-së, rritja e inflacionit shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit dhe të shërbimeve.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta