Finlanda vendos së shpejti për anëtarësimin në NATO

13 Prill 2022 | 14:26

Brenda pak javësh Finlanda vendos nëse do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Lajmi u bë me dije nga kryeministrja Sana Marin, e cila shtoi se është parlamenti ai që vendos.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë Helsinkin por edhe Stokholmin të konsiderojnë anëtarësimin në NATO.

Suedia është më ngurruese se Finlanda e cila ka një kufi të përbashkët prej 1300 km me Rusinë. Duke qenë se nuk janë anëtare të NATO-s, të dyja shtetet nuk e kanë mbrojtjen e Aleancës në rast të ndonjë sulmi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, është shprehur  se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në Aleancën Ushtarake, atëherë Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën”, duke marrë edhe ajo masat e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026