Përplasjet me Thaçin për qeverinë e re, Kurti: Do respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për aktvendimin që Gjykata Kushtetuese, pritet të marrë lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për formimin e qeverisë së re.
Gjatë një vizite në burgun e Dubravës, Kurti tha se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës.
“Unë dua të besoj që ata do të bëjnë vlerësimin në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Nuk bëhet fjalë për asnjë cenim nga ana ime. Përkundrazi unë jam i interesuar që ata të mbrohen maksimalisht. Ne do të respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ai është interpretim i kushtetues siç është misioni i Gjykatës Kushtetues”, tha ai.
I pyetur për komentet e Presidentit Hashim Thaçi, gjatë një emisioni televiziv, se ka informacione që kërcënimi i “Gardës Vullnetare Shqiptare” është shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vetë Kurti, ky i fundit tha se presidenti duhet te intervistohet nga Prokuroria.
“Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet të i ndihmoj institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”, theksoi kryeministri në detyrë.
Më tej, Kurti vlerësoi se Thaçi është i frustruar dhe se nga pozita e presidentit po sillet si opozitar.
“Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik. Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar. Është evidente që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti se sa nga opozita. Meqenëse se dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, shtoi Kurti.
Këto komente kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i bëri pas homazheve në përvjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, ku forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 100 të burgosur shqiptarë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta