Denoncoi anëtarët e Këshillit Bashkiak me 6-7 paga në shtet, Karabina: Po më bëjnë presion
Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina gjatë fjalës së mbajtur sot në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se anëtarë të këshillit të Bashkisë së Tiranës i kanë bërë presion.
Znj. Karabina në protestën e kaluar lexoi mbi 30 emra të këshillit bashkiak që kanë votuar për shembjen e teatrit duke treguar se, janë pjesë e disa bordeve shtetërore njëkohësisht dhe mbajnë nga disa pozicione në administratën publike.
“Presioni i tyre ndaj një femre është mjeran para asaj që kanë bërë. Të japin dorëheqjen dhe të dalin para drejtësisë. Të 60 emrat e turpit do të shkojnë para ligjit sepse kanë grabitur pronën shtetërore, kanë ndërhyrë dhe prishur atë”, deklaroi znj. Karabina.
Ajo tha se, shumica e tyre marrin nga 6-7 paga dhe kjo i bën që t’i shërbejnë në mënyrë të verbër pushtetit, siç ishte dhe rasti i votimit për godinën e Teatrit Kombëtar.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi gjatë ditës së premte në qytetin e Durrësit ku mblodhën dhe firma të qytetarëve për rindërtimin e godinës.

Lista e denoncuar nga znj. Karabina:
- Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.
- Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.
- Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.
- Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.
- Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.
- Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.
- Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.
- Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.
- Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.
- Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
- Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
- Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.
- Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.
- Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
- Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.
- Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.
- Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.
- Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.
- Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.
- Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.
- Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.
- Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.
- Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.
- Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.
- Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.
- Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,
- Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.
- Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti
- Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.
- Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.
- Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
- Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.
- Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
- Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.
- Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta