Sekuestrohen pronat e oligarkut rus me vlerë 25 miliardë paund
Franca ka sekuestruar 20 miliardë paund pasuri të Roman Abramoviç, pronarit të klubit të famshëm anglez Çelsi, por që njihet si një ndër oligarkët që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas BBC, janë sekuestruar 11 prona dhe një vilë në rivierën franceze. Ndërkohë, edhe ishulli Jersey, që ndodhet midis Francës dhe Anglisë, ka sekuestruar asete të tij me vlerë 5 miliardë paund.
Abramoviç u deklarua si njeriu më i pasur i këtij ishulli në vitin 2018.
55-vjeçari u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Për shkak të këtyre sanksioneve, Abramoviç u detyrua që të nxjerrë në shitje klubin e Çelsit për shifrën e 3.3 miliardë eurove.
LEXONI GITHASHTU
Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë