Nisin hetimet për krime lufte, Moska i cilëson të rreme imazhet e viktimave
Autoritetet ukrainase pretendojnë se pas largimit të ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit janë zbuluar një numër i madh qytetarësh të masakruar.
Imazhet e raportuara janë dënuar nga shtetet perëndimore e është bërë thirrje që të hetohet nëse bëhet fjalë për krime lufte.
Prokurorët kanë zbritur në terren duke e përshkruar vendin një skenë krimi.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka qenë në Bucha, periferia e Kievit nga u publikuan imazhe sesi ishin vrarë civilë.
“Ne kemi edhe një ekip, ata nuk janë këtu për shkak të kamerave. Shkencëtarë mjeko-ligjorë, antropologë mjeko-ligjorë, analistë, hetues dhe avokatë, në mënyrë që të sigurohemi që të ndajmë të vërtetën nga trillimi dhe të vazhdojmë të këmbëngulim në të drejtën e çdo individi, çdo fëmije, çdo gruaje, çdo burri që të ketë jetë të mbrojtur dhe të mos jetë shënjestër e qëllimshme”, u shpreh Karim Khan, kryeprokuror.
Gjykata me bazë në Hagë heton dhe ndjek penalisht krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Akuza më e fortë e presidentit amerikan Joe Biden, i cili e cilësoi gjenocid aksionin e Rusisë, është cilësuar e papranueshme nga Kremlini, i cili pretendon se imazhet e vdekjeve të civilëve janë “të rreme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta