Vuçiç: Pezullimi i ligjit për pronat në republikën Sërpska destabilizon rajonin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar vendimin e Përfaqësuesin e Lartë gjerman për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Christianë Schmidt, për të pezulluar ligjin për pronat e paluajtshme në Republikën Sërpska.
Qëndrimi i Vuçiç u bë pas takimit të zhvilluar në Beograd me Christian Schmidt.
Schmidt dhe Vuçiç ranë dakord se ruajtja e paqes në Bosnjë e Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin, është vendimtare për përparimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Të martën, Schmidt pezulloi dekretin e presidentes së Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviç për shpalljen e Ligjit për pronat e paluajtshme që përdoren për funksionimin e autoriteteve publike. Schmidt tha se ky vendim do të vlejë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.
Schmidt përdori fuqitë e Bonit për herë të parë më 12 prill. Këto fuqi parashohin që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë mund të paraqesë ose ndryshojë ligje, të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politikë, si dhe zyrtarë të tjerë.
Kushdo që nuk respekton vendimin e Përfaqësuesit të Lartë mund të dënohet, pasi një gjë e tillë konsiderohet krim.
Një ditë më pas reagoi dhe ambasada ruse në Sarajevë duke paralajmëruar se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim” në Bosnjë e Hercegovinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta