Rama takohet me Presidentin e Azerbajxhanit në Baku
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev gjatë vizitës 1-ditore në këtë vend, ku kanë diskutuar për bashkëpunim në sektorin e energjisë dhe turizmit.
Aliyev tha se mes dy vendeve ka bashkëpunim të mirë në nivel politik, ndërsa në fushën e shkëmbimeve ekonomike ka shumë potencial për t’u shfrytëzuar.
Presidenti i Azerbajxhanit tha se vendi i tij prej më shumë se 1 viti është bërë eksportues i gazit natyror drejt Evropës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme, duke iu referuar TAP.
“Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial të madh për t’u rritur. Përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime mbi portofolin më të gjerë të bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikes, që përfshin gazin natyror, furnizimet tranzite dhe energjinë elektrike”, tha Aliyev.
Kryeministri Rama foli për në lidhje të ngushtë mes dy vendeve ku Turqia qëndron një urë bashkëpunimi.
Kryeministri tha se është ‘xheloz për Malin e Zi’ duke iu referuar investimeve që Azerbajxhani ka kryer në fqinjin e Shqipërisë.
“Ashtu siç jua kam thënë disa herë, ne kemi disi të drejtën tonë për të qenë xhelozë për Malin e Zi, sepse aty, ju keni bërë një investim masiv, jo thjeshtë në kuptimin financiar, por edhe modelin që është dhe shpresoj që ju do të bëni të njëjtën gjë”, tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta