Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak që të shqyrtojë dhe të miratojë pasqyrën financiare të klubit të Vllaznisë, në një mbledhje të thirrur nga administratori, për t’i hapur rrugën vijimit në normalitet të punës tek klubi shkodran.
Zonja Ademi theksoi dje se kjo situatë e krijuar mund të rrezikojë objektivat e skuadrës, ndaj duhet që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Kërkesës së kryetares, Këshilli i Bashkisë i është përgjigjur nëpërmjet një letre të adresuar administratorit Lici.
Këshilli Bashkiak kërkon rishikim të bilanceve për vitin 2020, pasi ndërprerja e aktivitetit pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore ka krijuar parregullsi, me biletat, sponsorizimet dhe reklamat, duke prishur bilancet.
Këshilli Bashkiak kërkon që të ketë një pasqyrim të rregullt të financave në mënyrë që të lirohet dhe buxheti për vitin 2020. Po ashtu kërkohet rishikimi i buxhetit edhe për vitet 2018 dhe 2019. Klubi duhet të paraqesë draftin e ri deri në fundin e muajit maj.
Topi kalon tek administrata e Vllaznisë që duhet të rishikojë dhe një herë bilancet, por e gjithë kjo vonesë mund të ndikojë negativisht në objektivat e skuadrës që ka mbetur pas me përgatitjet, kur pritet që pas 10 ditësh të rinisë kampionati. Lojtarët prej ditësh kanë bojkotuar stërvitjen dhe kanë deklaruar se nuk do të zbresin në fushë, pa marrë pagat e prapambetura, pavarësisht presionit për të rinisur stërvitjen.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq