Sveçla: Qëllimi i Serbisë është ta destabilizojë Kosovën
“Qëllimi i Serbisë është që ta destabilizojë Kosovën”. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë konferencës për media, pasi policia kosovare ishte sulmuar me kallash dhe granatë dore.
Sveçla u shpreh se Kosova nuk i frikësohet çfarëdo lloj skenari të Serbisë.
“Nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë. Qëllimi i Serbisë në këtë moment nuk është të sulmojë Kosovën, por të destabilizojë atë”, tha ai.
Sveçla e krahasoi sulmin me një akt terrorist, ndërsa tha se është bërë me qëllim për të frikësuar policët dhe qytetarët, raporton Kosova Press.
Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, në momentin kur punonjësit e policisë ishin duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Në 3 ditët e fundit, janë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti