Kundërshtarët e së djathtës ekstreme në Francë protesta kundër Marine Le Pen

16 Prill 2022 | 12:37

Kundërshtarët e së djathtës ekstreme në Francë, pritet të zhvillojnë protesta ditën e sotme kundër kandidates për presidente, Marine Le Pen.

Ata kërkojnë të formojnë një front të përbashkët, për të penguar Le Pen që të fitojë zgjedhjet presidenciale kundër Emanuel Makron.

Policia ka njoftuar se priten protesta në 30 qytete në të gjithë vendin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“E djathta ekstreme është edhe një herë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e forcuar nga një nivel mbështetjeje që nuk është parë më parë. Ne refuzojmë ta shohim atë që të fitojë zgjedhjet”, tha Lidhja e të Drejtave të Njeriut në një deklaratë të përbashkët, ndërsa njoftoi për protestat.

Makron fitoi zgjedhjet presidenciale përballë Le Pen në vitin 2017.

Në zgjedhjet e zhvilluara më 10 prill, Makron fitoi 27.85% të votave ndërsa Le Pen 23.1%.  Ata do të përballen në raundin e dytë më 24 prill, ku do të përcaktohet se cili do të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme.

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka deklaruar më herët se është kundër dërgimit të armëve shtesë në Ukrainë duke bërë thirrje për një afrim midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta.

Ajo tha se është pro elementëve të mbrojtjes të dërguara në Ukrainë, ku sipas saj pas përfundimit të luftës do dalë në favor të një pajtimi strategjik midis NATO-s dhe Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026