Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut

24 Maj 2020 | 12:26

Luan Daci vendosi të paraqitet vetë në Gjykatën e Posaçme, ku ai u njoh me masën e pezullimit nga detyra e anëtarit të kolegjit të apelit, institucioni me i rëndësishëm i vetingut. Tre ditë më parë, seanca u shty për shkak të një problemi shëndetësor. 

Gjykata nuk ndryshoi vendimin e marrë në mungesë në datën 20 maj. Gjyqtari i KPA akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve. Ai nuk ka deklaruar shkarkimin nga detyre gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në vitin 1997.

Sipas prokurorëve, ky është kriter ndalues dhe Daci nuk duhet të ishte emëruar në detyrë. Por ndryshe mendojnë dy avokatët e tij, të cilët do ta apelojnë vendimin e sotëm.

“Një gjyqtar që ka statusin e gjyqtarit të Gjykatës kushtetuese nuk mund të pezullohet dhe është jashtë kritereve pasi këtë pezullim mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese ose Kolegji i Apelit të Kualifikimit. Nga ana tjetër masa për të cilën ai është larguar nga puna është shuar me disa ligje, që në ligjin e 2008 për gjyqësorin dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë vepër penale. Formulari i deklarimit kërkon të deklarohet nëse ka masë në fuqi. Në vlerësimin tonë dhe të atij, nuk ka masë në fuqi”, deklaroi avokati, Jordan Daci.

Veprimi i SPAK për të marrë nën hetim Luan Dacin dhe ta pezullojë nga detyra ka hapur debat mbi vlefshmërinë e vendime të dhëna nga Luan Daci për shkarkimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Anëtari i KPA-së, u akuzua nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion se ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997.

Në një kallëzim të ngritur më 17 janar të këtij viti nga prokurori Besnik Cani, u konstatua se më 24 dhjetor 1997 Daci qe shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për paaftësi dhe shkelje ligjore. KPA është trupa e dytë e procesit të vetingut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026