Kosova bëhet gati për aplikim në Këshill të Europës
Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë po vlerësohet si diçka e mundshme.
Nga Qeveria e Kosovës thonë se janë duke punuar për aplikim në Këshill të Evropës, por ende nuk është vendosur koha. Ata thonë se ka vështirësi në këtë proces, por shprehen optimistë.
“Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë…E di që cilësohet si një organizatë ku gjasat janë më të mëdha dhe kjo është e vërtet, por edhe vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Prandaj, ne me gjitha kapacitete tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, Kreshnik Ahmeti, zv. Ministër i Punëve të Jashtme.
Optimistë për anëtarësimin e Kosovës janë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“I vetmi organ ndërkombëtar ku ne mund të anëtarësohemi shumë shpejtë dhe pa probleme ligjore është Këshilli i Evropës. Sa i përket procedurave është lehtë dhe shpejtë, pasi më shumë është vendim politik i vendeve anëtare të këshillit nëse ato e gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ka një lobim të mirë nga ana e Kosovës, jo siç ka qenë më herët. Pra mos të bëjmë gafa diplomatike, pasi ato mund të na kushtojnë shumë. Nëse ka seriozitet nga palët, procesi mund të shkojë shumë shpejtë”, tha Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Ndërkohë, ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha thotë se Qeveria Kurti nuk ka qasje serioze në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Procesi vetvetiu është i dëmtuar kur nuk i qasesh serioz. Ai ka shpalosur jo seriozitetin e qeverisë së Kosovës. Këta bëjnë politikë të jashtme për qëllime të politikës së brendshme, përfitimin e disa votave nga qytetarëve, pa marrë parasysh rëndësinë e procesit. AI ka bërë së pari një gabim elementar diplomatik, pasi edhe po të ishte e saktë ai nuk mund të deklarohet veçmas pa pëlqimin e dy palëve. Po ashtu sipas praktikave, teksti në parim i dërgohet palës në pajtueshmëri dhe përputhje me atë që është biseduar. Ky i ka bërë dy gabime në mendimin se përfiton politikisht dhe njëjtën kohë ka dëshmuar jo seriozitetin e tij si një zyrtarë. Por nuk e dëmton Kosovës si një akti i vetëm, mungesa e procesit e pengon, pasi s’ka një gjë të tillë dhe nuk i njohin procedurat dhe nuk konsultohen”, u shpreh Berisha.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në muajin shkurt, në Kosovë janë shtuar zërat dhe kërkesat për anëtarësim të menjëhershëm të vendit në organizata ndërkombëtare, si masë sigurie për vendin.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta