Ligue 1 para të tjerëve, kampionati francez i futbollit cakton datën për nisjen e sezonit të ri futbollistik

24 Maj 2020 | 12:51

Ishte kampionati i parë që shpalli mbylljen e sezonit, tani është kampionati i parë që jep datën për nisjen e sezonit të ri.

Ndërkohë që disa nga ligat e tjera të futbollit evropian akoma nuk kanë përcaktuar datën për rifillimin e sezonit aktual, Ligue 1 shpalli datën për nisjen e sezonin e ri.

Kampionati francez i futbollit do të nisë në datën 22 gusht, ndërkohë që liga e dytë franceze një ditë më vonë.

Me sa duket vendimi për mbylljen e sezonit ishte i duhuri, pasi iu ka dhënë mundësi skuadrave dhe federatës franceze që të marrë mirë masat për sezonin e ri.

Ky vendim nuk favorizon vetëm skuadra si PSG dhe Lyon që duhet të impenjohen në ligën e kampioneve dhe mund të hasin vështirësi, pasi kundërshtaret e tyre do jenë në formë më të mirë fizike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026