I vodhën biznesmenit 25 mln lekë në makinë, arrestohen autorët e dyshuar
Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve
Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit. Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit. Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta