Fitimi i 4 trofeve do të ishte ëndërr për Liverpulin, thotë Van Dijk
Liverpuli ka fituar kupën Karabau në shkurt dhe është ende në garë për të fituar Kupën FA, Premier Ligën dhe Champions League.
Virgil van Dijk shprehet se do të ishte një “ëndërr” për Liverpulin që të fitonte katër tituj.
Ekipi i Jurgen Klopp mundi rivalët e Manchester City për të shkuar në finalen e Kupës Karabau.
“Askush nuk ka fituar katër tituj në një sezon sepse është gati e pamundur për t’u bërë”, thotë Van Dijk për BBC.
Liverpuli është vetëm një pikë pas Manchester City në garën për titullin kampion në Premier League.
Të martën do të presin Manchester United në kampionat. Kurse në Champions League do të kenë përballë Villarreal.
Në rast të kalimit në finale, kundërshtari do të dalë nga dueli Manchester City – Real Madrid.
Mbrojtësi i kombëtares holandeze u kthye në fushë në gusht pas 10 muaj ndërprerje për shkak të një dëmtim serioz në gju.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta