Kryeministri Rama tregon datën kur do të hapen kufijtë dhe plazhet

24 Maj 2020 | 19:28

Plazhet publike në vend do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 10 qershor. Kryeministri, Edi Rama duke bërë të ditur masat lehtësuese, deklaroi se plazhet e hoteleve në vend do të jenë të hapura që nga 1 qershori, datë kur do të hapen dhe kufijtë me vendet e rajonit

“Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë. Plazhet ende jo! Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Nga 1 qershori do të hapim plazhet vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë”, tha z. Rama.

Kryeministri u shpreh më tej se, këtë javë do të punohet për lirimin e plazheve të zëna në mënyrë të jashtëligjshme ndërsa tha se, plazhet do të jenë të hapura nga 10 qershori.

“Këtë javë do të ngrihet një autoritet i përhoshëm liçensues i plazheve nga subjektet private, ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’u kalojnë bashkive. Asnjë kontratë nuk do të njihet nëse nuk miratohet nga ky autoritet dhe asnjë bashki nuk mund të japë kontratë të re pa miratimin e autoritetit”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, Shqipëria është gati të hapë dhe kufijtë ajrore me vendet e Bashkimit Evropian, por kjo do të kërkonte miratim të dyanshëm dhe se nga ana tjetër vetë BE e ka mbyllur zonën Shengen deri më 15 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026