Skemat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë, fermerët e painformuar, kërkojnë ndihmë nga shteti

25 Maj 2020 | 06:27

Fermerët nga Tirana, Fieri dhe Korça kanë numrin më të lartë të aplikimeve për grantet mbështetëse për investime në bujqësi dhe agro-industri, megjithatë Shqipëria është vendi që arrin të përfitojë më pak në rajon, nga fondet e BE-së.

Ndërkohë që jemi në thirrjen e dytë të IPARD, program mbështetjeje nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare për mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, vihet re një numër i pakët i aplikimeve në krahasim me fermerët realë.

Vullnet Gjallosha, drejtori i agjencisë rajonale të bujqësisë shprehet se Korça është një ndër qarqet më të suksesshëm në krahasim me qarqet e tjera, me 72 aplikantë.

“Në thirrjen e dytë të skemës së IPARD, specialistët e bujqësisë e kanë dhënë informacionin e duhur në çdo njësi administrative, sepse kemi në çdo njësi specialistë”, thotë ai.

Nga ana tjetër fermerët, teksa i gjen duke punuar, shprehen se nuk e kanë idenë mbi këtë projekt dhe se askush nuk i ka informuar.

“Nuk na ka ardhur asnjë njeri deri më sot, nuk na kanë pyetur”, thotë një fermer.

Fermerët kërkojnë ndihmën konkrete nga shteti për një treg të posaçëm për qumështin, uljen e çmimeve të plehrave kimike si dhe uljen e çmimit të naftës.

“Specifike është tregu i qumështit të lopës, se nuk e shesim dot, shumë pak, ose dhe patatja që sivjet u hodh. 2020 dhe ja siç e shikon me kazmë e me shat”, thotë fermeri.

Programi IPARD ofron një mbështetjeje prej 94 milionë euro me prioritet investimet në sektorin agro-ushqimor si dhe përmirësimin e konkurrencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026