Rikthehet reforma zgjedhore, Bylykbashi: Ta mbyllim brenda afatit, me Ramën s’ka zgjedhje neutrale

25 Maj 2020 | 07:28

Nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Takimi vjen pas tensioneve të krijuara nga shembja e Teatrit Kombëtar, që solli tension në situatën politike në vend.

Afati i përfundimit të reformës është 31 maji. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh besimplotë se reforma e nisur do të përmbyllet brenda afatit të caktuar, por për këtë sipas tij duhet impenjim i plotë në nivelin politik dhe teknik.

Teksa fajësoi kryeministrin Edi Rama për 2 javët e shkuara dëm lidhur me bisedimet për këtë reformë, z. Bylykbashi shprehu edhe një herë bindjen se me kryeministrit aktual nuk mund të sigurohet neutraliteti në zgjedhje, ndaj PD sipas tij kërkoi një qeveri teknike në këtë proces.

“Këshilli e rifilloi punën më 11 maj dhe sot 2 javë më pas të çuara dëm prej një serie veprimesh të dëmshme politike. Rama fillimisht vuri kushte, vija të kuqe për çështje kardinale të procesit, që do të thoshin heqje e garancive për opozitën gjë që nuk do të ndodhë. Dhe më tej shembja e teatrit që e vonoi edhe me një javë procesin. Ato qe ne kemi propozuar gjatë bisedimeve nuk janë çështje vetëm të interesit tonë, janë në interes të zgjedhësve. P.sh., votimi elektronik, është një propozim që votimi të jetë i thjeshtë dhe të mos manipulohet.

Kodi zgjedhor është i mirë kështu siç është thotë ODIHR, por mungon vullneti politik nga jashtë. Ne po përpiqemi të gjejmë mekanizma që kodi të funksionojë. Ndaj kemi kërkuar qeveri tanzitore, për të garantuar neutralitetin në procesin zgjedhore. Duhet një qeveri që t’i ketë jashtë duart nga zgjedhjet”, tha z. Bylykbashi.

Ish-deputeti i PD kujtoi faktin se si në çdo reformë zgjedhore, faza e fundit është ajo e kompromisit, të cilin u shpreh besimplotë se do ta arrijnë, por pa hequr dorë nga standardet, të cilat sipas z. Bylykbashit, kjo qeveri nuk i garanton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026