Vetingu në Kosovë, në qershor gati drafti i parë, Haxhiu: Nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt
Vetingu në sistemin e drejtësisë cilësohet i pashmangshëm në Kosovë. Ky proces po konsiderohet si i domosdoshëm dhe esencial për pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe kapjen e shtetit nga elementë të krimit.
Ekspertët e angazhuar nga Qeveria Kurti për krijimin e drafteve dhe skenarëve për procesin e vetingut do të japin propozimet e para në muajin qershor.
Ndërkohë, Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt.
“Në fund të qershorit vetëm na sjellin një draft të parë sa i përket çështjes së vetingut.
Ky është një proces i rëndësishëm…procesi i vetingut nuk është hakmarrje për askënd, i njëjti ka për qëllim të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Ai do të fokusohet të paktën në tri elemente: integriteti moral, gjithë zyrtarët publikë, përfshirë këtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët e kanë obligim që gjatë punës së tyre të kenë integritet moral. Po ashtu, integriteti profesional dhe verifikim i pasurisë së tyre.
Prandaj nuk e di se pse disa në sistem po i pengon dikujt, sepse është interes nacional”, tha znj. Haxhiu.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq