Aleanca për Teatrin shkon në Kukës, Robert Budina zbulon planin: Do të ngjallim besimin e të rinjve

25 Maj 2020 | 16:50

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ndaluar sot në qytetin e Kukësit, ndërsa ka mbledhur firmat për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori i njohur, Robert Budina, në fjalën e tij u shpreh se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e firmave për peticionin, Aleanca do të organizojë një tubim madhështor në Tiranë.

Ai theksoi se ky tubim gjigand ka për qëllim t’i tregojë kryeministrit Edi Rama dhe Europës, se vendi ynë mund të hyjë në Bashkimin Europian me kulturë dhe me qytetari.

Regjisori thotë se duhen krijuar institucionet e rezistencës, ndërsa protestat i sheh si veprime të domosdoshme.

“Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës. Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk është politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën”, u shpreh Budina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026