Lajçak në Serbi: Presim të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut

20 Prill 2022 | 15:14

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të mërkurën, tha se shtetet e unionit presin që të dyja palët të zbatojnë të gjitha gjërat për të cilat janë marrë vesh gjatë dialogut të zhvilluar në dhjetë vjetët e fundit.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Presidenca serbe, Lajçak tha se do të vazhdojë të angazhohet për vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, pa vonesa të mëtejme.

Ndërkaq, në një postim në Twitter, Lajçak tha se ka biseduar me Vuçiçin për të gjitha çështjet që aktualisht janë në agjendë, përfshirë edhe për takimin e ri të nivelit të lartë.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të fundit janë takuar në kuadër të dialogut në korrik të vitit 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026