Oligarku rus thirrje Perëndimit që të ndalet lufta në Ukrainë
Oligarku rus, Oleg Tinkov ka kritikuar luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë, duke i bërë thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndaluar këtë masakër.
Tinkov është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars, me arsyetimin se mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan CNN.
“Unë nuk shoh një përfitues të vetëm të kësaj lufte të çmendur. Si mund të ishte mirë ushtria kur gjithçka tjetër në vend është e zhytur në nepotizëm, tha Tinkov përmes një postimi në rrjetet sociale.
Manjati rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në 2006, tha se “90% e rusëve” kundërshtojnë konfliktin e armatosur me Ukrainën.
“Nëpunësit civilë të Kremlinit janë të tronditur që jo vetëm ata, por edhe fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në Mesdhe këtë verë. Biznesmenët po përpiqen të shpëtojnë atë që u ka mbetur nga prona e tyre. Sigurisht që ka idiotë që shkruajnë shkronjën Z, por ka rreth 10% idiotë në të gjitha vendet, 90% e rusëve janë kundër kësaj lufte”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta