Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 247 raste janë ende aktive, mbi 700 të shëruar
Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ndërsa prej tyre si raste aktive janë vetëm 247 persona, ndërsa 791 të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive. Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë pacienti numër 30 i prekur me COVID-19, por që të gjithë të tjerët, sipas raporteve mjekësore, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Sa i përket testimeve, nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, raporton Kosova Press.
IKSHPK thotë në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Instituti apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të përhapjes së virusit korona.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta