Mali i Zi pa COVID-19, kryekomunari i Tuzit: Jemi gati për turistët, çmimet do të jenë më të lira se një vit më parë
Pas 20 ditësh pa asnjë rast me coronavirus, Mali i Zi deklaroi të dielën mbylljen e gjendjes epidemike duke u bërë shteti i dytë në Evropë, pas Ishujve Faroe, që del nga pandemia.
Në fillim të qershorit Mali i Zi pritet të rihapë kufijtë me Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Republikë Çeke, Hungarinë dhe Greqinë, deklaroi kryeministri malazez, Dushko Markoviq.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Komunws sw Malit tw Zi, Nik Gjeloshaj tha se situata në Mal të Zi është plotësisht e normalizuar dhe vendi po përgatitet për hapjen e kufijve me shtetet e tjera sipas disa kushteve të përcaktuara ndër të në të cilat fakti që ato të kenë 25 dhe më pak raste me COVID-19 në 100 mijë banorë.
Z. Gjeloshaj nënvijëzoi faktin se Mali i Zi është një shtet që mbështetet tek turizmi ndaj po pret me padurim hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve përmes të cilëve shpreson të ringrejë ekonominë pas krizës së COVID-19.
Ai siguroi se nga operatorët vendas nuk do të ketë rritje të çmimeve, përkundrazi sipas kryekomunarit të Tuzit, të bësh turizëm në Mal të Zi këtë vit mund të kushtojë më pak se vitet e shkuara.
“Pas një menaxhimi të suksesshëm të situatës do kemi një sezon të suksesshëm turistik për të arritur rritjen ekonomike pas krizës së pandemisë.
Sa i përket çmimeve, këtu ka shkuar në drejtim të kundërt, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, duke bërë që në krahasim më vitin e shkuar çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë”, tha z. Gjeloshi.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta