Takimi i kryenegociatorëve për targat në rrugë të mbarë, thotë Lajçak
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç për marrëveshjen e targave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se takimi është në rrugë të mbarë, për të gjetur një marrëveshje.
Sipas Lajçak, axhenda e takimeve përfshin edhe çështjet aktuale, si zbatimi i marrëveshjeve të Dialogut.
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak në Twitter.
Today’s Chief negotiators’ meeting between Kosovo and Serbia is well under way. We have a full agenda of current issues, including licence plates, implementation of past Dialogue agreements and preparing the ground for a next High-level meeting. pic.twitter.com/MdzJzdRIjI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022
Ditën e sotme përfundon afati i marrëveshjes së përkohshme për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta