Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, palët gjejnë “Ok” për financimin e fushatës dhe kuotën gjinore
Pas tre orësh diskutime intensive në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, përfaqësuesit e partive parlamentare dhe ato jashtëparlamentare kanë gjetur mirëkuptim dhe konsensus të plotës për tre çështje kryesore.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe njëherësh bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha para mediave se ka pasur dakordësi mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme.
Ai theksoi se është gjetur kompromisi për të zvogëluar periudhën zgjedhore si dhe është pranuar financimi miks i fushatës së partive politike. Një tjetër pikë ku palët kanë pranuar të dakordësohen lidhet me pjesën e kuotës gjinore.
“Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse.Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fushatës ka marrë dakordësim”, tha Gjiknuri.
Përfaqësuesi i PS-së bëri me dije se mbledhja e radhës e Këshillit Politik është caktuar që të mbahet ditën e enjte.
“Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, shtoi Gjiknuri.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tregoi se në takimin e sotëm ka pasur mirëkuptim në tre çështjet e lartpërmendura, ndërsa shtoi se beteja kryesore mbetet ruajtja e paprekshmërisë së votës së shqiptarëve.
“Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.
Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur”, theksoi Bylykbashi.
Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kuota gjinore duhet të ketë dispozita mbrojtëse.
“Ishte dhe një moment delikat i kuotës gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pasur principin një në tre. Kemi kërkuar me forcë që kjo kuotë gjinore të ketë dispozita mbrojtëse për zbatimin e saj në praktikë”, theksoi ai.
Deputetja dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, theksoi se në tryezën e Këshillit Politik ka propozuar ligjin për referendumet, i cili do të diskutohet javën tjetër. Ajo ftoi kryedemokratin Basha që të pranojë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit.
“Përveç propozimit të kahershëm, që opozita ka shtruar për ndryshimin e sistemit, që qytetari të votojë atë kandidat që do, ne sot bëmë një hap akoma më të rëndësishëm, propozuam ligjin për referendumet, që qytetari të kishte fuqi më të madhe vendimmarrje, por të ishte ai kishte sot nuk d të kishim shkatërrimin e teatrit. Do të diskutohet në javën që vjen. I bëj thirrje Bashës që të mbështesë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit, pasi aspirojnë për një Shqipëri demokratike”, tha mes tjerash Hajdari.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta