Mjeku Sulçebe: Virusi ende mes nesh, shtimi i rasteve është normal pasi popullata nuk ka fituar imunitet

26 Maj 2020 | 17:56

Pas tre javësh në Shqipëri pati sërish viktima ndër pacientët me COVID-19, ndërsa të martën autoritetet diagnostikuan 24 raste të reja, shifra këto që ringjallën frikën e pandemisë.

Mirëpo mjeku imunolog Genc Sulçebe e cilësoi këtë situatë “normale për pandeminë”. Ai u shpreh mosbesues se virusi do të rikthehet më agresiv në fund të vitit dhe po kështu tha se nuk e shihte të mundshme që me rikthimin e COVID-19 të nevojiteshin masa të ashpra si të periudhës mars-qershor.

Duke folur për Ilva Now Sulçebe theksoi se virusi mbetet ende mes nesh megjithëse ka disa të dhëna se ka rënie të virulencës së tij, ndaj shifrat e raportuara nga autoritetet “janë normale”.

“90 për qind e shqiptarëve nuk kanë rënë në kontakt me këtë virus, jemi shumë shumë larg imunitetit të tufës, i cili do ta bënte që të mos përhapej më. Virus ka akoma megjithëse aktiviteti i tij, ka të dhëna se ka rënë,” – shpjegoi mjeku Sulçebe duke shprehur besimin se në muajt e ardhshëm mund të fillojë dhe aplikimi i një vaksine.

Sulçebe vuri në dukje se 8 për qind e personelit shëndetësor në Shqipëri u infektua nga virusi dhe në një kohë kur popullata e përgjithshme nuk ka pasur kontakt me virusin, nuk mund të themi se shumica ka fituar imunitet pa pasur kontakt me infeksionin.

Mjeku imunolog këmbënguli se pavarësisht zbehjes së infeksionit për shkak të ngrohjes së kohës duhet pasur kujdes për personat e sëmurë kronikë me sëmundje të tjera.

I pyetur nëse do të rishfaqet edhe më agresiv COVID-19 në vjeshtë, mjeku Sulçebe u përgjigj mosbesues. Ai tha se me ardhjen e vjeshtës pritet që ky virus të rikthehet, por duke u nisur nga fakti se ai ka shfaqur shenja të dobësimit të infektimit të tjerëve “vështirë të bëhet më agresiv”.

Mjeku tha për Ilva Now se në vjeshtë mund të ketë zhvillime për sa i përket vaksinave dhe “tre deri në katër vaksina mund të jenë të aplikueshme”.

Nëse ato do të prodhohen do të kenë shpërndarje globale, kjo me synimin e përgjithshëm që pandemia të zhduket. I pyetur nëse do të jetë e nevojshme një izolim i ngjashëm me periudhën mars-qershor edhe kur COVID-19 të rikthehet, mjeku imunolog u shpreh mosbesues, nisur nga fakti se COVID-19 po tregon shenja të dobësimit.

Gjatë 24 orëve të fundit 1 pacient me COVID-19 vdiq në spital ndërsa 25 persona të tjerë u diagnostikuan me virus.

Tashmë bilanci i epidemisë është me 33 të vdekur, 803 të shëruar dhe 193 ende të infektuar, por vetëm 17 prej tyre janë të shtruar në spital.

Tirana, Durrësi, Kruja dhe Shkodra vijojnë të mbeten vatra të COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021