COVID-19, trefishohen thirrjet për ndihmë nga viktimat e dhunës në familje

26 Maj 2020 | 18:14

Telefonatat për ndihmë ndaj dhunës në familje, të bëra nga gra dhe vajza shqiptare që janë ndier të rrezikuara, kanë qenë tri herë më të larta gjatë periudhës së pandemisë (10 mars – 18 maj) se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri tregon se Linja Kombëtare për Gratë e Vajzat (116117) ka marrë rreth 2000 telefonata, 534 prej të cilave kanë marrë mbështetje nga organizatat e AWEN (Albanian Women Empowrement Network), nëpërmjet këshillimeve psikologjike e ligjore në distancë, si dhe me asistencë konkrete ligjore.

Rritjet më të larta kanë qenë në Dibër, me 125%; Elbasan, 100%; Shkodër, 76%; Pogradec 58% dhe Durrës 50%.

Sipas AWEN, kërkesat për ndihmë kanë të bëjnë kryesisht me hapat që mund të ndërmarrin nëse dhuna përsëritet apo shtohet gjatë izolimit; vërtetim i Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe lëshim i Urdhrit të Mbrojtjes; zgjatje të Urdhrit të Mbrojtjes; denoncime të rasteve të dhunës; mbështetje psikologjike dhe këshillim lidhur me si ta mbajnë nën kontroll situatën; këshillim lidhur me shëndetin mendor të rënduar për shkak të izolimit dhe frikës për episode dhune, etj.

Shifrat nuk pasqyrojnë numrin e vërtetë të viktimave, pasi shumë prej tyre nuk kanë kërkuar ndihmë për arsye të ndryshme, që nga mungesa e informacionit, pamundësia për t’u shkëputur nga mbikëqyrja e dhunuesit, apo dhe mungesa e alternativave të strehimit.

Pavarësisht pandemisë, 10 organizatat e AWEN vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për viktimat e dhunës  në familje jo vetëm nëpërmjet shërbimit telefonik, por edhe me ndihma konkrete, si paketa ushqimore për gratë që përballen edhe me vështirësi ekonomike pasi janë dhunuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026